
Credit: Facebook/Marla DeAnn Haase
Pasagjerët kanë treguar për momentin e tmerrshëm që ata kanë përjetuar përderisa anija mbushej me ujë, duke rikujtuar skenat e tmerrshme të Titanik.
Pamjet tregojnë ujin e rrjedhshëm duke hyrë nëpër korridoret e anijes Carnival Dream në Karaibe, ndërsa 50 dhoma u përmbyten.
Këto pamje i postoi Marla DeAnn Haase duke shkruar: “Ne po vërshohemi, kemi dëgjuar violinat dhe cdo gjë duke u rrëzuar”, ka shkruar ajo duke shkruar edhe lutje, transmeton Indeksonline.
Imazhet nga anija treguan stafin duke u përpjekur për të pastruar rrëmujën me kova.
Fatmirësisht askush nuk ka vdekur, ndërsa pronarët kanë thënë se të gjithë të prekurit do të rimbursohen.
Me këtë rast ata kanë kërkuar falje për të gjithë klientët e tyre, duke kërkuar edhe mirëkuptim.

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...
Mbledhja në Selinë e PS-s për zgjedhjet, Rama vendos të anga...
Irani vendos gjashtë kushte për t’i dhënë fund luftës