Të paktën 60 persona raportohet të kenë humbur jetën pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në brigjet e Kepit të Gjelbër, në Afrikën Perëndimore.
Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 38 persona të tjerë u shpëtuan në det, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë të mitur.
Paraprakisht vlerësohet se në varkë udhëtonin mbi 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Senegali dhe Sierra Leone.
Varka e mbytur prej druri u pikas nga një anije peshkimi spanolle pranë ishullit të Sal, e cila vuri në alarm autoritetet.
Më vonë erdhi dhe një reagim nga ministria e Jashtme në Senegal e cila bëri me dije se varka me 101 emigrantë u nis nga vendi më 10 korrik./A2
Hargreaves: Shpresoj që Kosova t’i bashkohet Anglisë e Skoci...
Kosova me fanella të kaltra kundër Turqisë, FFK publikon vid...
KFOR-i stërvitet me forcat zvicërane
“Trafiku Urban” paralajmëron për vonesa e devijime të përkoh...
Mediumi amerikan: Kosova fiton kundër Turqisë
Vincenzo Montella i largon pesë lojtarë nga lista për ndeshj...