Vetëm 11,966 refugjatë janë marrë nga dy vendet e Bashkimit Evropian, Greqia dhe Italia, të cilat vazhdojnë të mbesin të mbingarkuara nga kriza e emigrantëve, pavarëisht premtimit të shteteve të blloku për ndarjen e kuotave.
Raporti i progresit i Komisionit Evropian per krizën e emigrantëve ka zbuluar pothuajse 9,000 nga ata janë zhvendosur nga ishujt grekë, ndërsa 3,200 nga Italia, transmeton portali arbresh.info.
Franca dhe Gjermania kanë marrë pjesën më të madhe të refugjatëv, megjithatë një numër vendesh kanë dështuar të pranojnë emigrantët, duke përfshirë Austrinë, Danimarkën, Hungarinë dhe Poloninë.
Tani zv.Presidendi i Komisionit Evropian, Frans Timmermans, ka goditur qeveritë kombëtare që kanë dështuar për të mbajtur premtimin.
“Nëse ju mendoni se mund të ketë politikë të qëndrueshme të migrimit nga kontrollet kufitare, ose nga vendet e origjinës, ata janë të devijuar”, ka theksuar ai.
Ai madje u ka bërë thirrje vendeve të BE-së që përdorin politika më të ashpëra për të detyruar vendet fqinje rreth pranimit të emigrantëve./Arbresh.info
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...