Presidenti Donald Trump nuk do të nxitojë për të marrë një vendim në lidhje me politikën e tij mbi ndryshimin e klimës, tha të enjten sekretari i Shtetit Rex Tillerson, pasi që presidenti deri në fund të majit ka shtyrë vendimin për braktisjen përfundimtare të marrëveshjes së Parisit për klimën.
“Ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi duke shqyrtuar një sërë çështjesh të rëndësishme, sidomos qasjen e administratës Trump ndaj ndryshimeve klimatike”, tha Tillerson para Këshillit Arktik që është mbledhur në Alaskë.
SHBA filloi të kryesojë Këshillin e Arktikut dy vjet më parë, gjatë mandatit të sekretarit të Shtetit John Kerry, një avokat i pasionuar i luftës kundër ngrohjes klimatike, i cili ka kontribuar shumë në marrëveshjen e Parisit, të arritur në fund të vitit 2015.
“Ne e respektojmë pozicionin tuaj dhe ju duhet të dini se ne e konsiderojmë shqetësimin tuaj. Ne nuk do të nxitojnë në një vendim, ne do të punojmë në një vendim të mirë për SHBA-të”, ka thënë Tillerson para përfaqësuesve të vendeve anëtare të Këshillit të Arktikut, Kanadasë , Rusisë, Norvegjisë, Danimarkës, Islandës, Suedisë dhe Finlandës.
Gjatë fushatës, Trump ka premtuar për të shfuqizuar këtë marrëveshje historike shumëpalëshe, por tani ka shtyrë vendimin deri në fund të majit. Ai kah fundi i prillit nënshkroi një dekret me të cilin përcakton rishqyrtimin e kufizimeve të vendosura nga paraardhësi i tij, Barack Obama për eksplorimin dhe shfrytëzimin e naftës dhe gazit, veçanërisht në Arktik.
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë
Dardanët me apel e këshillë për tifozët në Sllovaki, drejt s...