Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson zhvilloi sot një bisedë me dyer të mbyllura me Presidentin Maurico Marci të Argjentinës, në ditën e dytë të turneut pesë ditor në Amerikën e Jugut.
Gjatë takimit në një kompleks elegant në periferi të Buenos Ajresit, dy personalitetet shtrënguan duart për median.
Dje, zoti Tillerson tha se gjatë takimit me udhëheqësit e vendit, ai kishte shtruar mundësinë e sanksioneve të naftës kundër Venezuelës, si një mënyrë për të siguruar “zgjedhje të lira, të drejta dhe të verifikueshme” atje.
Por kryediplomati amerikan tha po ashtu se kërkonte të gjendeshin mënyra për të zbutur efektet negative që sanksionet mund të kenë tek kompanitë amerikane të naftës, populli i Venezuelës dhe vende të tjera të rajonit që varen nga nafta venezueliane./VoA/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit