Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se SHBA –të janë ‘larg’ nga negociatat me Korenë Veriore, duke paralajmëruar se pritjet rreth marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve duhet të jenë “realiste”.
“Në lidhje me bisedimet e drejtpërdrejta me SHBA-të, ju kërkoni negociata dhe ne jemi në një rrugë të gjatë për to”, tha Tillerson për potencialin e bisedimeve me Korenë e Veriut gjatë një konference shtypi në Addis Abeba, Etiopi, transmeton portali arbresh.info
“Unë mendoj se ne duhet të jemi shumë të qartë për këtë”, tha ai.
Komenti i Tillerson vjen dy ditë pasi Presidenti Donald Trump shprehu optimizmin se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un mund ta ketë sinqerisht deklaratën e tij për dhënien fund të programit të armëve bërthamore./arbresh.info/
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit
KQZ: Procesi i rinumërimit i heq të gjitha dilemat sa u përk...
Obama reagon pas vrasjes së Alex Pretti: Është një tragjedi ...
Zjarr i përmasave të mëdha në Orikum