Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pret bisedime të “vështira” gjatë turneut të tij në Lindjen e Mesme, e veçanërisht në Turqi, ku ai do të kërkojë nga aleati në NATO, që të tregojë “përmbajtje” gjatë ofensivës së vet ushtarake në pjesën veriore të Sirisë, kanë thënë zyrtarët amerikanë.
Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët i kanë njoftuar gazetarët për vizitën e Tillersonit prej 11 e deri më 16 shkurt, gjatë së cilës ai do të qëndrojë edhe në Jordani, Liban, Egjipt dhe Kuvajt.
Përkundër vërejtjeve të Shteteve të Bashkuara, Turqia më 20 janar e ka lansuar një operacion ajror dhe tokësor kundër pjesëtarëve të Njësiteve të Mbrojtjes Popullore Kurde në Siri (YPG), në rajonin Afrin të Sirisë.
Por, aleatët perëndimorë të Turqisë kanë punuar së afërti me luftëtarët YPG në betejat kundër militantëve të grupit ekstremsit, Shtetit Islamik, dhe konsiderojnë se YPG nuk është grup terrorist.
Ankaraja thot se YPG ka lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, e cila nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, konsiderohet grup terrorist./Rel/
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...