Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar “ndihmën” dy vendeve të Gjirit të Arabisë për të izoluar Iranin.
Gjatë një vizite në Arabinë Saudite dhe më vonë në Katar, Tillerson denoncoi “sjelljen e keqe” të Iranit dhe u bëri thirrje kombeve të rajonit dhe posaqërisht Europës, që të bashkohen me administratën e Trump për të ndaluar çdo biznes që ka lidhje me Iranin, transmeton portali arbresh.info
Ai gjithashtu kërkoi që Irani dhe milicitë iraniane që mbështesin milicitë Shiite në Irak, të kthehen në shtëpitë e tyre ose të integrohen në ushtrinë e Irakut.
Në takimin e këshillit, Tillerson vlerësoi mbretin saudit dhe Abadin për rihapjen e një kalimi të madh kufitar dhe rifillimin e fluturimeve direkte midis Riadit dhe Bagdadit javën e kaluar.
Vizita e Tillerson në vendet arabe vjen pasi SHBA-të janë duke nxitur inkurajimin e e një boshti që bashkon Arabinë Saudite dhe Irakun kundër Iranit./arbresh.info/
Ngjarje e rëndë në Vushtrri: Vdes fëmija pasi goditet akside...
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...