Gjiganti teknologjik kinez, TikTok e ka përditësuar doracakun për përmbajtje, teksa i rritet presioni nga autoritetet perëndimore, të cilat janë të shqetësuara se ky aplikacion mund të përdoret për të shpërndarë informacion të rremë.
Ky aplikacion i formatit me video të shkurtra është në pronësi të kompanisë kineze, ByteDance.
“Parimet janë të bazuara në përkushtimin tonë për të respektuar të drejtat e njeriut, në përputhje me doracakun ligjor ndërkombëtar”, ka thënë Julie de Bailliencourt, udhëheqëse e politikës së TikTok-ut për produktet që ka.
Ajo ka thënë se TikTok-u synon të jetë i drejtë, të mbrojë dinjitetin njerëzor dhe të balancojë lirinë e shprehjes, duke e parandaluar dëmin.
Ky aplikacion kinez është duke u kritikuar në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi-Paqësor, pasi shumë qeveri e kanë ndaluar përdorimin e TikTok-ut në pajisje qeveritare, për shkak të rreziqeve potenciale kibernetike dhe atyre të lidhura me dezinformim.
Deri më tani nuk ka të dhëna se diçka e ngjashme ka ndodhur në TikTok, dhe as që aplikacioni i ka ndarë të dhënat me Qeverinë kineze, siç disa kritikë mendojnë se mund të ndodhë.
Shefi i TikTok-ut, Shou Zi Chew, pritet të paraqitet para Kongresit amerikan të enjten, ku do të merret në pyetje për praktikat e TikTok-ut dhe lidhjet me Qeverinë kineze./rel/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen