Llogaritë e të famshmëve dhe mediave në TikTok u bënë shënjestër të një sulmi kibernetik. TikTok nuk ndau detaje të mëtejshme në lidhje me autorët e sulmit kibernetik apo mënyrën se si ndodhi.
Një nga llogaritë e hakuara i përkiste agjencisë së lajmeve CNN.
“Ne po punojmë ngushtë me CNN për të rikthyer aksesin në llogari dhe për të zbatuar masa të reja sigurie për të mbrojtur llogarinë e tyre në vijim,” tha një zëdhënës i TikTok.
“Ne jemi të përkushtuar për të ruajtur integritetin e platformës dhe do të vazhdojmë të monitorojmë për çdo aktivitet të mëtejshëm joautentik,” shtoi ai.
CNN nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të BBC për koment. TikTok tha se llogaria e Paris Hilton ishte gjithashtu në shënjestër, por nuk ishte hakuar./abcnews.al
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...