TikTok del jashtë funksionit në SHBA disa orë përpara se të hyjë ndalimi

08:22 | 19 Janar 2025
E.G

Miliona përdorues të TikTok-ut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë më në gjendje të shikojnë video në këtë platformë pasi një ndalim federal për aplikacionin jashtëzakonisht popullor hyri në fuqi.

Kur përdoruesit hapën aplikacionin TikTok të shtunën, ata hasën në një mesazh pop-up që thoshte, “Na vjen keq, TikTok nuk është i disponueshëm për momentin” dhe i pengonte ata të lëviznin në video, shkruan AP, përcjell Arbresh.info.

“Një ligj që ndalon TikTok është miratuar në SHBA,” thuhej në mesazh. “Fatkeqësisht kjo do të thotë që ju nuk mund të përdorni TikTok për momentin.”

“Ne jemi me fat që Presidenti Trump ka treguar se do të punojë me ne për një zgjidhje për të rivendosur TikTok sapo të marrë detyrën”, vazhdoi njoftimi, duke iu referuar premtimit të Presidentit të zgjedhur Donald Trump për të “shpëtuar” platformën. Kompania u tha përdoruesve të saj të qëndrojnë të sintonizuar.

Opsioni i vetëm që mesazhi u jep përdoruesve amerikanë është mbyllja e aplikacionit ose klikimi i një opsioni tjetër që i çon në faqen e internetit të platformës. Atje, përdoruesve u shfaqet i njëjti mesazh dhe u jepet opsioni për të shkarkuar të dhënat e tyre, një opsion që TikTok tha më parë mund të marrë disa ditë për t’u përpunuar./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme