Tifozët e Formula 1 kanë sugjeruar që Çmimi i Madh i Rusisë 2022 të hiqet nga kalendari i garave në mes të situatës së vazhdueshme në Europën Lindore.
Rusia është aktualisht në prag të luftës me Ukrainën, me forcat ‘paqeruajtëse’ që kanë hyrë në rajonet Donetsk dhe Luhansk, të cilat Vladimir Putin i ka njohur zyrtarisht si të pavarura, transmeton portal arbresh.info
Pushtimi i plotë i Ukrainës është shumë afër të ndodhë, pasi Rusia ka vendosur më shumë se 100 mijë trupa ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën, sëbashku me artilieri të rëndë.
SHBA ka vendosur sanksione me shumë aleatë të tjerë që do të ndjekin shembullin, ndërsa veprimet e Putinit janë denoncuar nga udhëheqësit perëndimorë ndërsa tensionet rriten midis Rusisë dhe pjesës tjetër të Europës.
Situata e vazhdueshme ka prekur tashmë botën e sportit, me UEFA që pritet të bëjë një kthesë në deklaratën e tyre të mëparshme se ata nuk kanë “nuk kanë plane” për të zhvendosur finalen e Champions League nga Moska.
Tifozët e F1 kanë shprehur gjithashtu shqetësimet e tyre për faktin se do të zhvillohet një Grand Prix në Soçi më vonë këtë vit dhe kanë bërë thirrje për një bojkot të garës nëse ajo nuk anulohet./mirror/arbresh.info/
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...
Osmani: Kosova është gati për ekonominë e gjeneratës së ardh...
Kompensimet për dëmet e vërshimeve, ato të vitit 2023 ende t...
Haradinaj në SHBA kërkon mbështetjen për anëtarësim në NATO
Bastisje në Leposaviq – gjenden armë, pjesë të uniform...
Falsifikim i dokumenteve, arrestohen dy persona në Prizren