Një çift është ekzekutuar nga skuadra e pushkatimit në Korenë e Veriut, sepse u kapën duke u larguar nga vendi së bashku me nipin e tyre 14-vjeçar. Çifti që mendohet të jenë në të 50-tat e tyre, “theu” karantinën dhe tentuan të shkonin për në Korenë e Jugut. Ata dëshironin që të rikthenin të miturin tek prindërit e tij, të cilët jetonin prej kohësh në Korenë e Jugut. Këto të dhëna janë siguruar nga banorë të zonës në kushte anonimati, raporton shërbimi korean i lajmeve RFA.
“Në fillim të muajit dëgjova nga një i njohur i cli punon në departamentin e sigurisë krahinore, se familja që përpiqej të shpëtonte nga vendi janë qëlluar për vdekje. Ato u arrestuan teksa tentuan për të kaluar kufirin, i cili tani kontrollohet më shumë se në të kaluarën për shkak të COVID-19”, raportohet të ketë thënë një burim për RFA.
Ndërkohë djali, ndryshe nga të afërmit e tij i ka shpëtuar pushkatimit për shkak të moshës, shkruan Daily Mail.
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt