Theresa May akuzoi politikanët europianë se po bëjnë kërcënime ndaj Britanisë në përpjekje për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme. Kryeministrja britanike sulmoi ashpër burokratët e Brukselit, siç i quajti ajo, në një fjalim jashtë zyrës së saj pasi u takua me mbretëreshën për të shënuar formalisht shpërbërjen e parlamentit para zgjedhjeve të 8 qershorit.
“Pozicioni negociues i Britanisë në Europë është keqinterpretuar në shtypin e kontinentit. Qëndrimi negociues i Komisionit Europian është ashpërsuar. Politikanë dhe zyrtarë europianë kanë bërë kërcënime ndaj Britanisë. Të gjitha këto akte janë bërë qëllimisht tani që të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha Theresa May.
Kreu i qeverisë britanike tha se disa njerëz në Bruksel duan që bisedimet për Brexit të dështojnë, ndërsa shtoi se ngjarjet e ditëve të fundit tregojnë mjaft qartë se sa të vështira do të jenë bisedimet. Komentet e saj vijnë pak orë pasi kryenegociatori evropian për Brexit Michel, Barnier dhe ministri britanik për Brexit, David Davis debatuan në distancë për faturën e largimit nga unioni, me ministrin britanik që tha se Britania nuk do të paguajë asnjë cent më shumë se detyrimet e saj.
Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...