Kjo lëvizje bën që një njeri besnik i Trumpit të jetë në krye të Agjencisë Inteligjente, e cila shikohet me skepticizëm në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Trump pritet që ta emërojë Richard Grenell, Ambasadorin amerikan në Gjermani, si Drejtor të Inteligjencës Kombëtare, dy burime të afërta me këtë çështje kanë thënë të mërkurën për New York Times.
Grenell, i cili gjatë gjithë karrierës së tij ka vepruar si operativ politik dhe mandej si ambasador ka nxitur kritika të shumta, ai është një zë dhe njeri i besueshëm i Trumpit i cili do të udhëheq grupin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, por kjo po shikohet me shumë skeptizëm nga Shtëpia e Bardhë.
Ai do ta merr këtë pozitë nga Joseph Maguire, i cili ka shërbyer si shef i Inteligjencës kombëtare pas dorëheqjes nga kjo pozitë verën e kaluar te Dan Coats, një ish senator republikan nga Indiana. Grenell, i cili ka qenë një avokues i të drejtave të homoseksualeve edhe në postin e tij aktual, do të jetë anëtar i parë i tillë në kabinetin e Trump, i cili hapur ka deklaruar se është homoseksual.
Grenell nuk është përgjigjur për këtë çështje e as zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë. Burimet e afërta me këtë lëvizje kanë tërhequr vërejtën se historia e këtij presidenti tregon se ai ndryshon mendim kur është puna për personelin e tij sidomos të atyre që zbulohen nga mediat. /Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...