Qeveria franceze njofton se nga ngritur një ekip Task Force për t’u përballur me thatësirën ekstreme që ka goditur vendin dhe që ka lënë më shumë se 100 bashki pa ujë të pijshëm.
Ministri i Mjedisit, Christophe Béchu shpjegon se qindra autobote janë duke çuar ujë në ato qytete në të cilat tubacionet janë tharë totalisht.
Sipas zyrës së kryeministrit kjo është situata më e vështirë nga thatësira që është regjistruar ndonjëherë, ndërkohë që ajo pritet të vijojë të paktën dhe për dy javë të tjera.
Kompania shtetërore e energjisë gjithashtu ka ndërprerë furnizimin për disa centrale bërthamore, pasi temperaturat e ujërave të lumenjve janë tepër të larta se sa duhet për të ftohur reaktorët.
Autoritetet i frikësohen idesë se kjo thatësirë do të dëmtojë të mbjellat duke e theksuar më tej krizën ushqimore të shkaktuar nga lufta në Ukrainë.
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Francën që prej qershorit gjithashtu ka bërë që pemët të humbin më shpejt gjethet e tyre, duke krijuar peizazhe që më shumë ngjasojnë me vjeshtën./tch/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit