Tetëmbëdhjetë migrantë kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një turmë e madhe njerëzish ka tentuar të kalojë në enklavën spanjolle Melilla, kanë thënë zyrtarët nga Maroku.
Në disa raportime është thënë se disa prej atyre që kanë vdekur, kanë rënë nga rrethoja kufitare.
Disa zyrtarë për zbatim të ligjit dhe migrantë janë shtruar në spitale për trajtim, pas përleshjeve të së premtes.
Kjo ka qenë hera e parë që një numër i tillë migrantësh kanë tentuar të kalojnë zonën kufitare, prej kur Spanja dhe Maroku kanë rikthyer lidhjet diplomatike në muajin mars.
Këto dy shtete kanë rikthyer komunikimin pasi Spanja ka mbështetur planin e Marokut për autonomi në rajonin e kontestuar të Saharës Perëndimore.
Melilla dhe Ceuta, një tjetër enklavë spanjolle, janë kthyer në vitet e fundit në pika kyçe për migrantët e zonave sahariane, në tentim e sipër për të depërtuar në Evropë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...