Një tërmet i fuqishëm ka goditur Indonezinë.
Një tërmet me magnitudë 6.3 ka goditur krahinën indoneziane të Papua, me epiqendrën e saj të vlerësuar rreth 250 km në perëndim të qytetit të Jayapura, njoftoi Shërbimi Gjeologjik Amerikan.
Pas tërmetit janë ndjerë një seri e dridhjesh në rajonin e Paqësorit, përfshirë një tërmet 6.8 që dridhi bregun lindor të Japonisë dhe një tjetër jugun Zelandës së Re, transmeton portali arbresh.info.
Tërmeti i fuqishëm, që fillimisht besohej të kishte një madhësi prej 6.5, kishte një thellësi prej 12 km, thuhet se kishte epiqendrën e saj në atë që mendohet të jetë një zonë me popullsi të paktë.
Viktima ose dëmtime nuk janë raportuar për momentin./Arbresh.info/
Albin Kurtin dhe Edi Ramën i bashkon Armenia
Kurti takon kryeministrin britanik Starmer dhe liderë të tje...
Varoufakis: Imazhi i Kosovës në Greqi është përmirësuar dram...
Inter shpallet kampion i Italisë për herë të 21-të në histor...
Lumir Abdixhiku nga Zhegra kujton Agim Ramadanin: Katana e p...
Fitore jetike e Tottenhamit ndaj Aston Villas, largohen nga ...