Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë goditi Bangladeshin të premten, tha Qendra Gjermane e Kërkimeve për Gjeoshkencat (GFZ), me epiqendrën në një thellësi prej 10 kilometra.
Dridhjet u ndjenë edhe në shtetet lindore në Indinë fqinje që kufizohen me Bangladeshin, por nuk pati raportime të menjëhershme për dëme të mëdha në asnjërin vend, thanë autoritetet.
Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara tha se epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Narsingdi, rreth 40 kilometra në lindje të kryeqytetit Daka.
Banorët nxituan të dilnin nga shtëpitë e tyre në Daka ndërsa ndërtesat dridheshin dhe disa struktura të improvizuara u shembën, thanë dëshmitarë të Reuters.
“Nuk kam ndjerë kurrë një dridhje të tillë në jetën time. Ishim në zyrë kur mobiljet filluan të dridheshin. Ne nxituam poshtë shkallëve në rrugë dhe pamë njerëz të tjerë në rrugë”, tha Sadman Sakib, i cili punon në një firmë private në Daka.
Media lokale tregoi fotografi të njerëzve që mbanin fëmijët e tyre dhe ndihmonin të moshuarit të dilnin nga shtëpitë e tyre, ndërsa dridhjet shkaktuan panik, shkruan Reuters,
Erdogan: Kundërshtojmë përhapjen e konfliktit SHBA-Iran
BBC vlerëson maksimalisht Shqipërinë në Eurovision
Seanca në rastin Hashim Thaçi dhe të tjerët “kundër adminis...
Barcelona për herë të 29-të, kampione e Spanjës
Kanë bashkë një duet të suksesshëm, Tayna thotë se nuk flet ...
Arrestohen tre tifozë pas ndeshjes mes Trepçës dhe Vushtrris...