Një tërmet është ndjerë gjatë mbrëmjes së kaluar në El Paso, pak pas orës 22:00 (sipas kohës lokale).
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, një tërmet me magnitudë 4.9 ndodhi rreth 48 kilometra në veri të Toyah, Texas, në qarkun Reeves.
Qarku Reeves ndodhet rreth 320 kilometra në lindje të El Pasos, Texas.
Qendra Sizmologjike Europiano-Mesdhetare njoftoi se tërmeti ishte me magnitudë 5 ndërsa epiqendrën e kishte në Pecos, Texas, i cili gjithashtu ndodhet rreth 320 kilometra në lindje të El Pasos.
Dëshmitarët thanë se e ndjenë tërmetin në të gjithë El Pason, në Las Cruces, La Mesa, Alamogordo dhe zona të tjera.
Shërbimi Kombëtar i Motit në El Paso pyeti përmes platformës X, “A e ndjeu dikush tjetër tërmetin? Duket se ishte me magnitudë 4.9 dhe supozojmë se ‘pasgoditja’ ishte 2.6”.
Ndryshe, nuk është raportuar për dëme materiale apo viktima.
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...