Tërmet i magnitudës 5.2 në Japoni

08:29 | 26 Gusht 2015
Arbresh.info

Një tërmet të magnitudës 5.2 ka dridhur jug-lindjen e Japonisë, raporton Agjencia Japoneze e Meteorologjisë (JMA).

Tërmeti është ndier në 14 prefektura japoneze, me dridhje maksimale të nivelit të katërt në JMA 7 shkallën e intensitetit e regjistruar në prefekturat e Miyazaki dhe Oita.

Sipas agjencisë epiqendra e tërmetit, i cili goditi regjionin rreth orës 10.51 në kohën lokale, ishte lokalizuar në thellësinë prej 30 kilometra.

Nuk kishte informacione për dëme apo viktima në njerëz. Nuk parashikohet të ketë cunami.

Japonia është njëri nga vendet seismikisht më aktive në botë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale