Një tërmet me magnitudë 6 ballë goditi lindjen e rajonit të Ishujve Kuril në Rusi, tha Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Tërmeti ishte në një thellësi prej 10 km, shkruan Reuters.
Bëhet e ditur se tërmeti u ndje deri në Japoni pasi Ishujt Kuril janë një arkipelag i vendosur pranë Hokkaidos, një nga ishujt më të mëdhenj të Japonisë.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme ose viktima.
Gjithashtu, autoritetet japoneze dhe ruse ende nuk kanë publikuar informacione nëse ekziston rreziku i një cunami.
Ndryshe, lindja e Rusisë ka qenë një vend me aktivitet sizmologjik jashtëzakonisht intensiv në periudhën e fundit.
Tërmeti më i fuqishëm goditi Gadishullin Kamchatka më 30 korrik, dhe paralajmërime për cunami u lëshuan në Rusi, Japoni dhe SHBA për shkak të këtij tërmeti.
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...
Pamje si nëpër filma: Shembet rruga Malush Kosova në Prishti...
Vazhdon stërvitjet intensive para përballjes me Turqinë