Tetë shtete kanë pranuar alarme për cunami pas tërmetit 8.0 shkallë të Riterit në jugperëndim të Meksikës, sipas të dhënave të Shërbimit Gjeologjik Amerikan.
Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 33 km, 123 km në jugperëndim të qytetit Pijijiapan, jo larg nga kufiri me Guatemalën, transmeton portali arbresh.info

Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit thotë se valët e rrezikshme të cunamit kanë gjasa të ndjekin tetë vende fqinje, duke përfshirë Ekuadorin, Nikaraguan, Panamanë, Guatemalën, Hondurasin, Meksikën, El Salvadorin dhe Kosta Rikën.
Njerëzit në Mexico City kanë dalë në rrugë pas goditjes së tërmetit./arbresh.info/

Policia sekuestron 275 cigare elektronike, ndalohet shtetasi...
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?