Një tërmet me fuqi prej 5,2 ballë sipas Rihterit ka goditur jugun e Filipineve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qendra gjeologjike amerikane (USGS) bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në Sarangani në jug të vendit në thellësi prej 46,2 kilometrash.
Tani për tani nuk ka informacione për viktima të mundshme në njerëz, as dëme materiale.
Filipinet gjenden në Unazën e Zjarrtë të Paqësorit, ku në këtë zonë tërmetet janë të shpeshta.
Në tërmetin me fuqi prej 7,2 ballësh që goditi Filipinet në vitin 2013 humbën jetën 144 persona.
“Është një turp!”, Laporta kritikon FIFA-n për dëmtimin e Ra...
Para seancës mblidhet Komisioni për Legjislacion, disa pika ...
Reagimi i parë i Malit pas eliminimit nga Big Brother: “Fito...
Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Hyrja në BE nuk është vetëm...
Sot bëhen 27 vite nga vrasja e 84 civilëve në Kralan të Gjak...
KOMF: Fëmijët me autizëm ende pa mbrojtje të garantuar