Disa trupa kanadeze të stacionuara në Irak janë duke u zhvendosur përkohësisht në Kuvajt për shkaqe të sigurisë, bën të ditur shefi i mbrojtjes Jonathan Vance.
Parlamenti irakian së fundmi ka bërë thirrje për largim të të gjitha trupave të huaja nga vendi, transmeton portali arbresh.info.
Lëvizja është bërë publike në një letër nisur familjeve të ushtarëve kanadezë brenda dhe në afërsi të Irakut.
Kanadaja ka rreth 500 ushtarë në Irak, prej 800 gjithsej në rajon dhe nuk është e qartë se sa prej tyre do të largohen dhe për sa kohë./arbresh.info/

Skandali me njehsorë elektrikë, ZRRE-ja: Çdo konsumator i pr...
Kosova, shteti i parë në Ballkan që i pranohen kërkesat në K...
Pajaziti pas takimit me Vuçiq: U dakorduam që disa projekte ...
IKD: Ndryshimi i përbërjes së Komisionit për Dhënien e Provi...
Ylber Ramadani në formacionin e javës në Serie A nga SofaSco...
OKB: Shpenzimet e SHBA-së për luftën “e pamatur” në Iran mun...