Luftëtarët e opozitës siriane janë tërhequr nga një qytet kryesor në provincën e rebelëve Idlib, në veriperëndim të vendit, kanë thënë aktivistë lokalë dhe një monitorues i luftës.
“Khan Shaikhoun është rrethuar plotësisht nga forcat qeveritare dhe luftëtarët rebelë u tërhoqën herët të martën,” i tha Suleiman Abdulqader, një aktivist lokal në Idlibin jugor, për Al Jazeera.
“Ata u zhvendosën drejt veriut dhe lindjes për tani në një përpjekje për të parandaluar trupat e ushtrisë të përparojnë në pika të reja,” tha ai, transmeton portali arbresh.info.
Tërheqja nga Khan Shaikhoun, një nga qytetet më të mëdha të krahinës, vjen ditë pas luftimeve të ashpra midis fraksioneve të rebelëve të armatosur dhe forcave besnike ndaj Presidentit Bashar al-Asad.
Të mbështetur nga Rusia ushtarakisht, forcat qeveritare rrethuan qytetin të hënën ndërsa përleshjet vazhduan brenda dhe përreth zonës për një ditë të tretë radhazi.
Qyteti kishte qenë në duar rebele që nga viti 2014./arbresh.info/
ASHAK sot mban mbledhje komemorative për akademikun Nexhat D...
Parashikimi i motit për sot
Fluksi në pikat kufitare: 1 km kolonë në Muçibabë
Rama paralajmëron taksë: Nga 1 euro për veturat nga qytetet ...
Bllokime rrugore në Shkodër, mbi 200 mjete të ndaluara nga d...
Bora përfshin Shqipërinë, Rama: Ekipet në terren për të gara...