Presidenti amerikan, Joe Biden të premten do të presë homologun e tij afgan Ashraf Ghani në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo vjen ndërkohë që SHBA ka vendosur të tërheqë trupat e mbetura në Afganistan, shkruan cnn transmeton arbresh.info
Biden është vendosur të mirëpresë Ganiun si dhe Dr Abdullah Abdullah, kryetarin e Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
“Takimi i Biden me Ghani dhe Abdullah do të nxjerrë në pah partneritetin e qëndrueshëm midis Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit ndërsa vazhdon tërheqja ushtarake”, tha sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.
“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur popullin e Afganistanit duke siguruar ndihmë diplomatike, ekonomike dhe humanitare,” deklaroi Psaki.
“SHBA do të jetë e angazhuar me qeverinë e Afganistanit për të siguruar që vendi të mos bëhet më kurrë një strehë e sigurt për grupet terroriste që përbëjnë kërcënim,” thuhet tutje në deklaratë. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...