Ambasadorja e Izraelit në Bruksel, Simona Frankel, vazhdon të tensionojë marrëdhëniet bilaterale duke theksuar se qëndron prapa fjalëve të saj, pasi që ishte thirrur në Ministrinë e Jashtme të Belgjikës si rezultat i deklaratave të saj të diskutueshme në lidhje me masakrën e ushtarëve izraelitë në Gaza, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në shtypin kombëtar të Belgjikës, Frankel e cila i përshkroi si “terroristë” dëshmorët në mesin e të cilëve ishin edhe fëmijë dhe foshnja në kufirin e Gazës, deklaroi se qëndron prapa fjalës së saj.
“Ashtu siç duket Ministria e Jashtme e Belgjikës pret që kur e thërret një ambasador të sillet me atë sikur me një fëmijë që është sjellë keq, të ul kokën, mos të përgjigjet. I kam dhënë përgjigjen e duhur Belgjikës. Në mënyrë të ashpër i tregova se qëndrimi i tyre i njëanshëm nuk kontribuon në paqe”, tha Frankel.
Deklaratat e ambasadores izraelite “Ndjej pikëllim për vdekjen e çdo personi, madje edhe për humbjen e jetës së 55 terroristëve në kufi”, ka shkaktuar reagime të mëdha në mbarë vendin.
Ndërsa kryeministri belg, Charles Michel, kishte deklaruar se është shokuar nga deklaratat dhe se kjo është e papranueshme.
Partitë në pozitë dhe ato opozitare në Belgjikë kishin reaguar gjithashtu duke kërkuar që Frankel të thirret në Ministrinë e Jashtme. Pas kësaj ministri i Jashtëm belg, Didier Reynders, ambasadoren izraelite e kishte thirrur në ministri. Ambasadorja gjithashtu ishte thirrur edhe në Ministrinë e Jashtme të Luksemburgut ku ajo është e akredituar.
Kujtojmë se ushtarët izraelitë vranë 62 palestinezë dhe plagosën të paktën 3.000 të tjerë të cilët morën pjesë në protestat e organizuara në kufirin e Gazës nën rrethim, me qëllim për të protestuar kundër hapjes së ambasadës së SHBA-ve në Kuds dhe për të përkujtuar 70 vjetorin e “Nakba”-s (Fatkeqësisë së Madhe).
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...