Irani ka armatosur 51 qytete dhe qyteza me një sistem të mbrojtjes civile që synon t’i përgjigjet çdo sulmi të huaj ndërsa tensionet me SHBA-në janë rritur javët e fundit.
Mbrojtja do t’u mundësojë forcave të armatosura të Iranit të “identifikojnë dhe monitorojnë kërcënimet duke përdor gjatë gjithë kohës softuer sipas llojit të kërcënimit dhe rrezikut”, , tha të shtunën zëvendësministri i Mbrojtjes, gjenerali Mehdi Farahi, sipas një raporti të Reuters, transmeton portal arbresh.info
“Këto ditë, forma e betejës është bërë më e ndërlikuar”, shtoi ai.
Farahi nuk përmendi ndonjë shtet specifik ku Teherani mund të shënjestrohej, por vuri në dukje se lufta konvencionale është zëvendësuar kryesisht nga taktikat e sulmit kibernetik, biologjik dhe radioaktiv.
Masat mbrojtëse vijnë pasi tensionet ushtarake në Detin e Kuq u përshkallëzuan këtë javë kur marina e Iranit u përpoq të kapte disa dronë amerikanë nga ujërat ndërkombëtare./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër