Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin, tha të enjten se çdo sulm bërthamor ndaj SHBA-së ose aleatëve të saj nga Koreja e Veriut do të rezultojë në fundin e regjimit të diktatorit Kim.
“Çdo sulm bërthamor kundër Shteteve të Bashkuara ose aleatëve dhe partnerëve të saj, duke përfshirë përdorimin e armëve bërthamore strategjike janë të papranueshme dhe do të rezultojnë në fundin e regjimit të Kim-it”- mësohet të ketë thënë ai sipas një komunikate të përbashkët të lëshuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes, gjatë takimit të tij me ministrin e mbrojtjes të Koresë së Jugut, Lee Jong-sup.
Qeveria e Kim Jong-un në Phenian ka kryer ditët e fundit një sërë testesh raketash bërthamore, ndërsa ushtria e Koresë së Jugut ka deklaruar se një testim i një rakete balistike të enjten mund të ketë përfunduar me dështim, ndërsa nga ana tjetër Japonia ka reaguar duke thënë se lëshimi ishte një veprim i egër dhe i patolerueshëm. /euronews
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...