India është duke u përballur me një valë të të nxehtit. Temperaturat në shumë pjesë të këtij shteti kanë shkuar në mbi 45 gradë. Përndryshe, temperatura në rajonin e Rajasthanit të dielën shkoi në 50.8 gratë. Lajmin e bëri të ditur departamenti i meteorologjisë.
Për shkak të temperaturave shumë të larta, rajoni i Pradeshit e ka shpallur rrezikun e kushteve të nxehtësisë së madhe. Të dyja këto shtete dallohen për temperatura të larta gjatë verës. Sidoqoftë, ky vit ka qenë i rëndë në këtë aspekt edhe për pjesët tjera të Indisë.

Temperaturat e larta i kanë goditur më së shumti personat e pastrehë dhe ata që janë të detyruar të punojnë në mjedis të hapur, siç janë shitësit e rrugës, policët e trafikut dhe vozitësit e karrocave. Në mesin e njerëzve të goditur nga vapa janë edhe shpërndarësit e ushqimit të restoranteve.

Së paku shtatë qytete dhe qyteza indiane janë në listën e 15 vendeve më të nxehta në botë. Tetë vendet tjera janë në Pakistan, ku Jacobabadi me temperaturë prej 51 gradësh po cilësohet si vendi më i nxehtë në botë.
Departamenti indian i meteorologjisë ka njoftuar se vala e të nxehtit ka gjasa të mbretërojë edhe në ditët e ardhshme. Disa vullnetarë kanë dalë në rrugë për të shpërndarë ujë dhe pije tjera të ftohta falas në semaforë dhe nëpër trotuare, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Po transportonin drejt Greqisë 44 pako me lëndë narkotike, a...
Rikthehet Liga Unike, Ylli përballet me Apollonian
Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Krye...
Administrata Trump paralajmëron veprime të reja ushtarake nd...
Të shtëna në Podujevë, një person terrorizon qytetin me kall...
Arrestohet një inspektor i punës nën dyshimin për ryshfet