Më shumë se 1000 qyteza dhe fshatra kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e motit të keq që ka goditur Ukrainën, ndërsa kompania energjetike u bëri thirrje banorëve të kursejnë pasi sistemi energjetik është dobësuar nga sulmet ruse.
Konsumi i energjisë elektrike ishte në nivelin më të lartë këtë javë pasi temperaturat shënuan minus 15 gradë Celsius në shumë zona të vendit, tha Ukrenergo.
“Niveli i konsumit vazhdon të rritet për shkak të rënies së ndjeshme të temperaturës në të gjithë vendin”, tha kompania përmes aplikacionit të saj Telegram, duke shtuar se konsumi i energjisë elektrike ishte 5.8% më i lartë se një ditë më parë.
Sipas Ukrenergo, termocentralet e Ukrainës nuk janë rikuperuar ende nga sulmet masive ruse të dimrit të kaluar dhe termocentralet diellore nuk mund të funksionojnë me potencialin e tyre të plotë për shkak të motit të keq.
Dimrin e kaluar Rusia shënjestroi sistemin energjetik të Ukrainës me mijëra raketa dhe drone, duke shkaktuar shpesh ndërprerje të energjisë elektrike për mijëra njerëz.
Termocentralet përbënin rreth një të tretën e totalit të energjisë elektrike të prodhuar në Ukrainë para luftës. Ukrenergo raportoi gjithashtu dëmtime në rrjetet e energjisë në rajonet e Donetsk, Kharkiv dhe Kherson, të cilat janë afër vijës së frontit./abcnews.al
Dyshohet se nuk mori trajtimin e duhur, vdes 63-vjeçarja në ...
Sveçla kërkon koordinim të shtuar për zbatimin e Ligjit për ...
Përurohet stacioni i ri i autobusëve në Skenderaj
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...