Ka arritur në 14 numri i viktimave nga rënia e teleferikut që po çonte vizitorët në një majë të malit për të shikuar disa nga liqenet më piktoreske të Italisë Veriore.
Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë i cili fillimisht u dërgua në spital po nuk arriti të mbijetonte plagëve të marra, kanë thënë shërbimet e urgjencës italiane, shkruan AP.
Kryebakiakja e Stresat, Marcella Severino, tha se sipas gjitha gjasave një kabllo ishte prishur gjersa teleferiku ishte në lëvizje dhe më pas kishte rënë përtokë.
Sipas saj makina ishte rrotulluar disa herë deri sa kishte goditur disa pemë.
Qeveria italiane urdhëroi një komision për të hetuar katastrofën, e cila vë në pyetje cilësinë dhe sigurinë e infrastrukturës së transportit të Italisë.
Sipas mediave italiane, makina besohej se kishte rënë nga rreth 15 metra lartësi .
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon