Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara tha se vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Gjetjet e gjyqtarëve në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë e njohur si Gjykata Botërore, nuk janë detyruese, por kanë peshë sipas ligjit ndërkombëtar.
“Ngulimet izraelite në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor, dhe regjimi i lidhur me to, janë krijuar dhe po mbahen në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar”, tha Nawaf Salam, President i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Vendimi i Gjykatës së Kombeve të Bashkuara rrjedh nga një kërkesë e vitit 2022 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, që i paraprin konfliktit aktual Izrael-Hamas. Asambleja e OKB-së i kërkoi gjykatës të vlerësonte pasojat ligjore të “pushtimit të zgjatur, vendbanimeve dhe aneksimit” të territoreve palestineze, duke përfshirë Jeruzalemin Lindor, dhe politikat e lidhura të qeverisë izraelite.
Ndërkohë Izraeli ka marrë një tjetër goditje. Një dron me rreze të gjatë i prodhuar nga Irani goditi qendrën e Tel Avivit në një sulm të marrë përsipër nga milicia Houthi me bazë në Jemen. Droni vrau një person dhe plagosi katër të tjerë.
“Forcat e armatosura të Houthi, kreu një operacion cilësor ushtarak që synoi një nga objektivat e rëndësishëm në zonën e pushtuar Jaffa, nga Izraeli. Operacioni u krye duke përdorur një avion të ri dron të quajtur ‘Jaffa’, i aftë për të anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore të armikut dhe i pazbuluar nga radarët. Operacioni arriti me sukses objektivat e tij”, tha Yahya Sarea, zëdhënës ushtarak i Houthi.
Sakaq, forcat izraelite bombarduan pjesë të Gazës qendrore, duke vrarë të paktën tetë palestinezë në zonën e kampit Al-Nuseirat, ndërsa luftimet me militantët e Hamasit rifilluan në Rafahun jugor, ku zyrtarët shëndetësorë thanë se pesë banorë të tjerë kanë mbetur të vdekur./A2CNN
Limi i ashpër me Albën: Mbylle atë gojë të qelbur
Hapet ekspozita “Spaces in Dialogue” në Kryeministri, 22 vit...
Turqia arreston gjashtë persona për spiunazh për Iranin
Kush janë “kampionët” për minus vota nga tri partitë më të m...
Arben Gashi: Ka zëra se Ramush Haradinaj po i mbledhë nënshk...
Zuckerberg thotë se 3.5 miliardë përdorues përdorin çdo ditë...