Guvernatori i Teksasit hoqi shumicën e kufizimeve shtetërore për frenimin e pandemisë së koronavirusit, duke lejuar bizneset të rihapen me kapacitet të plotë që nga java e ardhshme dhe duke u thënë banorëve se maskat nuk janë më të detyrueshme.
Vendimi i guvernatorit Greg Abbott është masa më gjërë që një shtet amerikan ka ndërmarrë deri më tani për të hequr kufizimet e ashpra mbi bizneset dhe banorët të vendosura nga udhëheqësit politikë për t’i bërë ballë pandemisë së COVID-19.
“Tani është koha për të hapur Teksasin 100%”, tha guvernatori Abbott në një konferencë shtypi për gazetarët. Heqja e plotë e mandateve do të hyjë në fuqi më 1 mars, tha ai.
Urdhri i guvernatorit Abbott vjen ndërsa infeksionet me COVID-19 kanë rënë në javët e fundit në pjesën më të madhe të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara.
Sipas të dhënave të agjencisë së lajmeve Reuters, rreth 68,240 raste të reja janë raportuar mesatarisht çdo ditë këtë javë, ose sa 27% e kulmit mesatar ditor të raportuar më 7 janar. Shtetet e Bashkuara kanë regjistruar 28,681,793 infeksione dhe 513,721 vdekje të lidhura me koronavirus që nga fillimi i pandemisë./VoA/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...