Stuhia Nicholas ka arritur në brigjet e Teksasit vetëm disa orë pasi u shpall uragan i kategorisë së parë.
Qendra Kombëtare e Uraganeve paralajmëroi se stuhia po sjell erë të fuqishme dhe reshje të dendura, shkruan “The Independent”, transmeton arbresh.info
Duke sjellë erë me shpejtësi deri në 120 kilometra në orë, uragani Nicholas arriti në pjesën lindore të gadishullit Matagorda, njoftuan autoritetet.
Uragani pritet ta prekë zonën që ishte goditur nga uragani Harvey si dhe Louisiana-n. Kjo është stuhia e 14-të që vjet nga Atlantiku këtë vit gjatë sezonit të uraganeve.
Kujtojmë se, presidenti amerikan, Joe Biden, të martën shpalli gjendje emergjente në Louisiana dhe dha urdhër që autoriteteve lokale t’u ofrohet ndihmë nga qeveria qendrore, njoftoi Shtëpia e Bardhë. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër