Prokurorët gjermanë kanë që nuk do të hetojnë teatrin që ofroi bileta falas për ata që vendosin svastika gjatë një shfaqjeje të quajtur Mein Kampf, sipas librit të Adolf Hitlerit, për shkak të ligjeve për lirinë e shprehjes artistike.
Një zëdhënës i zyrës së prokurorit në qytetin jugor të Konstanz, fillimisht tha se do të nisë një hetim, pasi morën shumë ankesa, transmeton portali arbresh.info. Nën ligjet gjermane, shfaqja e simboleve naziste është e jashtëligjshme.
Më vonë zyra e prokurorit ndaloi hetimet duke cituar ligjet për lirinë e shprehjes artistike.
Shfaqja e ‘Mein Kampf’ (Lufta Ime) është një komedi e zezë e emëruar sipas librit që Adolf Hitler shkroi në burg para se të bëhej kancelar.
Shfaqja do të bëhet pikërisht me 20 prill, në ditëlindjen e Hitlerit.
Shkruar nga dramaturgu i vdekur hungarez, Xhorxh Tabori, Mein Kampf tregon historinë e të riut Adolf Hitler në Vjenë para Luftës së Parë Botërore. I varfër dhe me shpresa për të hyrë në Akademinë e Arteve të Bukura, Hitler qëndron në konvikt për burra të varfër ku takohet me një hebre të moshuar i cili i plotëson aspiratat e tij politike./Arbresh.info/
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...