Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Washington DC, ku dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan nga afërsia pranë sheshit Farragut, në qendër të qytetit.
Një prej tyre, 20-vjeçarja Sarah Beckstrom, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Anëtari tjetër i Gardës Kombëtare, 24-vjeçari Andrew Wolfe, po trajtohet në gjendje kritike.
Policia ka arrestuar një të dyshuar për sulmin.
Sipas BBC-së, ai është identifikuar si Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, me origjinë nga Afganistani.
Hetimet mbi motivet e incidentit dhe rrethanat e plota të ngjarjes po vazhdojnë.
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...