Një nxënës vrau dy persona në një shkollë në Wisconsin përpara se policia ta gjente të dyshuarin të vdekur në vendin e ngjarjes në një kompleks arsimor në qytetin Medison, thanë autoritetet të hënën.
Të paktën gjashtë persona të tjerë u plagosën, sipas policisë, e cila tha se mes të vrarëve dhe të plagosurve kishte fëmijë.
Më herët, policia tha se pesë persona u vranë nga të shtënat, por më vonë tha se informacioni ishte i pasaktë.
Të shtënat ndodhën në shkollën e krishterë “Abundant Life” në Madison, kryeqyteti i shtetit Wisconsin, njoftoi policia.
“Ky mbetet një hetim aktiv dhe në vazhdim”, tha policia e Madisonit në një deklaratë. “Më shumë informacion do të publikohet pasi të jetë i disponueshëm. Aktualisht kemi nevojë që njerëzit ta shmangin zonën”.
Policia kishte bllokuar rrugët përreth shkollës të hënën pasdite.
Agjentët nga Byroja Federale e Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve kanë mbërritur në vendngjarje për të ndihmuar forcat lokale të zbatimit të ligjit.
“Po lutemi për fëmijët, mësuesit dhe të gjithë komunitetin e shkollës ‘Abundant Life’, ndërsa presim më shumë informacion dhe u jemi mirënjohës ekipeve të emergjencave që reaguan me shpejtësi”, tha në një deklaratë guvernatori i shtetit Wisconsin, Tony Evers.
Shkolla e krishterë “Bundant Life Life” ka rreth 390 nxënës, duke filluar që nga niveli parashkollor dhe deri në vitet e shkollës së mesme, sipas faqes së saj të internetit./voa
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...
Sulm në aeroportin Heathrow në Londër, arrestohet një person...
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...