Shërbimet emergjente izraelite raportuan se të paktën 65 persona u plagosën gjatë valës më të fundit të sulmeve të Iranit, të enjten.
Sipas përditësimit nga Magen David Adom (MDA), shërbimi izraelit i urgjencës, tre persona janë në gjendje të rëndë – përfshirë një burrë 80-vjeçar dhe dy gra rreth moshës 70 vjeç.
Dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të moderuar, ndërsa 42 të plagosur të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e traumave nga shrapnela dhe shpërthimet. Po ashtu, 18 persona kanë marrë lëndime gjatë tentativës për të arritur në vendstrehime, megjithëse nuk është specifikuar gjendja e tyre shëndetësore.
Ekipet e MDA-së janë duke ofruar ndihmë mjekësore në terren dhe po evakuojnë të plagosurit drejt spitaleve, thuhet në deklaratë./CNN
24 orët e fundit, mbi 2 mijë gjoba trafiku dhe asnjë viktimë...
Legjenda e golfit Tiger Woods përfshihet në një aksident të ...
Komuna e Prishtinës organizon aksion sot në orën 10:00, do t...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe intervale me diell
Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...