Të paktën 36 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur gjatë një rrëmuje në një tubim zgjedhor për aktorin që është bërë politikan, Vijay, një yll i madh në shtetin jugor indian Tamil Nadu.
Ma Subramanian, ministri i Shëndetësisë i shtetit, tha se të paktën 40 persona u plagosën në këtë ngjarje dhe se tetë fëmijë ishin midis të vdekurve.
Vijay, një nga aktorët më të mëdhenj të kinemasë tamile për tre dekada, ka tërhequr turma të mëdha në tubimet e tij publike që nga themelimi i partisë së tij politike, “Tamilaga Vettri Kazhagam” në vitin 2024.
Raportimet e mediave indiane, duke cituar zyrtarë vendas, thanë se rrëmuja u shkaktua kur një grup mbështetësish dhe fansash të Vijayt u rrëzuan ndërsa përpiqeshin t’i afroheshin autobusit të tij.
Pamjet gjithashtu treguan Vijayn duke hedhur shishe uji nga maja e automjetit drejt mbështetësve që po humbnin ndjenjat gjatë tubimit dhe duke kërkuar ndihmë nga policia kur turma u bë e pakontrollueshme.
Kryeministri indian Narendra Modi tha në një postim në X: “Incidenti i pafat gjatë një tubimi politik në Karur, Tamil Nadu, është thellësisht trishtues”.
Në një postim në rrjetet sociale pas incidentit, Vijay tha se po ndjehet keq pas incidentit që ka ndodhur.
Nuk është hera e parë që tubimet e Vijayt janë përballur me shqetësime për sigurinë, me të paktën gjashtë vdekje të raportuara pas takimit të parë të partisë së tij politike kur ajo u lansua në tetor të vitit të kaluar, shkruan Skynews
27 vite nga bombardimet e NATO-s në Serbi, Spiropali: Në shë...
I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet 50-vjeçari...
Bashkimi Evropian dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për...
27-vjetori i sulmeve të NATO-s, Osmani: Kosova nuk harron
27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, Rama: Moment kyç për lirinë ...
Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës, m...