Të paktën 220 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite gjatë natës, raportojnë mediat botërore.
Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, drejtuar nga Hamas, ka deklaruar se të paktën 220 njerëz janë vrarë nga këto sulme.
Ushtria izraelite ka njoftuar se po kryen sulme “të gjera” pasi bisedimet për zgjatjen e armëpushimit nuk arritën me një marrëveshje, raporton BBC.
Kjo është vala më e madhe e sulmeve që ka goditur Gazën që nga fillimi i armëpushimit më 19 janar.
Raportohet se ndër të vrarët është edhe Mahmoud Abu Wafah, zyrtari më i lartë i sigurisë i Hamasit në Gaza.
Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Izraeli do të “veprojë kundër Hamasit me forcë të shtuar ushtarake”.
Ndërkohë, Hamasi e ka akuzuar Izraelin për prishjen e marrëveshjes së armëpushimit./rtk
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...