Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti që përfshiu trena me shpejtësi të lartë në jug të Spanjës, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Më shumë se 30 persona po trajtohen për lëndime të rënda në spital, tha ministri i Transportit i Spanjës, Óscar Puente.
Ngjarja ndodhi pranë qytetit Adamuz, afër Kordobës, kur një tren me shpejtësi të lartë që udhëtonte nga Malaga drejt Madridit doli nga shinat dhe kaloi në një binar tjetër, njoftoi operatori i rrjetit hekurudhor Adif.
Treni i dalë nga shinat më pas u përplas me një tren tjetër që po vinte përballë, i cili udhëtonte nga Madridi drejt Huelvës. Shërbimet e emergjencës në Andaluzí thanë se gjithsej të paktën 73 persona u plagosën në këtë përplasje, raponton BBC.
Të kërkuar nga UNMIK, arrestohen dy persona nga Kosova në Ti...
Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal...
CNN: Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë
Vodhi kabllo elektrike nga një kompani dhe i shiti, arrestoh...
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Sot dorëzohen dosjet për...