Të paktën 18 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e dheut në Indonezi dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur, njoftuan sot autoritetet, duke deklaruar se operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon.
Autoritetet thonë se operacioni i shpëtimit është i komplikuar nga fakti se njerëzit mbetën të varrosur në një thellësi prej tre deri në tetë metrash, raportoi Reuters.
Një numër i madh shtëpish dhe ndërtesash bujqësore u dëmtuan nga rrëshqitjet e dheut.
Rrëshqitjet e dheut u aktivizuan javën e kaluar në provincën e Java Qendrore pas shirave të rrëmbyeshëm.
Sezoni i shirave në Indonezi filloi në shtator dhe ka të ngjarë të zgjasë deri në prill, duke sjellë një rrezik të lartë për reshje të dendura shiu dhe përmbytje, tha Agjencia Meteorologjike Indoneziane.
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dron...
Nis shqyrtimi i amandamenteve për zgjedhjen e Presidentit ng...
Arbeloa sa i përket garës për titull: Jemi katër pikë prapa,...