Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një zjarr në një fabrikë të vogël veshjesh në Filipine dhe tre persona u plagosën kur u hodhën në panik nga kati i dytë i fabrikës, thanë zyrtarët.
Pronari i fabrikës dhe fëmija i tij ishin në mesin e të vdekurve, dhe shumica e viktimave ishin punëtorë të fabrikës dhe marangozë që po flinin në dhomat kur shpërtheu zjarri, tha kryeinspektori Nahum Taroza i Byrosë së Mbrojtjes nga Zjarri.
Taroza theksoi se zjarrfikësit kanë vonuar shuarjen e zjarrit për shkak të përmbytjeve dhe bllokimit të trafikut, si dhe për shkak të adresës së gabuar, duke bërë të ditur se do të urdhërojë hetimin.
Zjarri ndodhi në periferi të Quezon City dhe u shua në dy orë, raportoi AP. Shkaku i zjarrit dhe nëse pronari i fabrikës ka shkelur rregullat e sigurisë janë duke u hetuar, thanë zyrtarët. Në fabrikë ruheshin materiale të ndezshme dhe tekstile për prodhimin e rrobave./euronews.al
Hidhet mjet shpërthyes në shtëpinë e një gruaje në Podujevë
Courtois flet për porterin e Tottenhamit: I dërgova një mesa...
Statistikat 24-orëshe të policisë: 22 aksidente me të lëndua...
Vidhen trafo elektrike, kabllo dhe gypa inox me vlerë të kon...
Armë dhe municion gjenden në një shtëpi në Zubin Potok, një ...
Gjashtë skuadrat e Premier League dështuan në ndeshjet e par...