Zyrtarët afganë kanë thënë se të paktën 14 zyrtarë policorë janë vrarë në disa sulme të talibanëve në provincën Ghazni.
Anëtari i këshillit provincial, Hassan Reza Yusufi, ka thënë se shtatë zyrtarë janë vrarë në një sulm të distriktin Dih Yak.
Zëdhënësi i guvernatorit të Ghaznit, Arif Noori ka thënë se shtatë zyrtarë të tjerë janë vrarë në distriktin Jaghatu.
Yusufi ka thënë se sulmet kanë nisur më 21 maj dhe luftimet kanë vazhduar edhe më 22 maj.
Një zëdhënës i talibanëve ka thënë se grupi është përgjegjës për sulmin.
Sulmet kanë ndodhur pasi luftimet janë shtuar rreth Afganistanit pas nisjes së ofensivës pranverore të talibanëve.
Më 15 maj, të paktën 21 zyrtarë policorë janë vrarë në pesë distrikte në Ghazni pas nisjes së sulmeve të talibanëve kundër forcave të sigurisë afgane.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...