Të paktën 13,000 fëmijë ukrainas janë dëbuar në Rusi nga forcat e Moskës dhe mund të ketë “dhjetëra mijëra” të tjerë, sipas një deputeteje ukrainase.
Duke folur për Sky’s Sophy Ridge të dielën, Ivanna Klympush-Tsintsadze tha se Kievi është përpjekur të ngrejë alarmin për zhdukjen e fëmijëve për muaj të tërë.
“Kjo është pjesë e gjenocidit që rusët po kryejnë kundër kombit ukrainas,” tha Klympush-Tsintsadze.
Ajo shpjegoi se forcat ruse kishin marrë fëmijët dhe “i kishin kthyer ata në një kombësi tjetër”.
“Disa prej tyre janë dërguar në të ashtuquajturat kampe verore ose kampe pushimi për një javë, pastaj nuk janë kthyer më. Dhe disa prej tyre janë dhënë tashmë për birësim në familjet ruse sikur të mos kishin familjet e tyre në Ukrainë ,” tha ajo./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...