Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka sugjeruar se diskutimet me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë ka gjasa të dështojnë.
Boris Johnson tha se të merresh me presidentin rus Putin ishte si të bësh pazare me një “krokodil, i cili në nofullat e tij të mban këmbën”, transmeton portal arbresh.info
Duke folur me gazetarët përpara një udhëtimi në Indi, Johnson tha se Putini mund të shkojë në negociata vetëm nëse do të fitojë një pozicion të fortë në Ukrainë.
Ai paralajmëroi se lideri rus mund të kërkojë të nisë një sulm të ri në Kiev.
Sa i përket palës ukrainase, Johnson mendoi se presidenti Zelensky dëshironte të shihte forcat ruse të dëboheshin nga Ukraina lindore. Por ai mendoi se Zelensky do të konsideronte të fliste për Krimenë – një gadishull që u aneksua nga forcat ruse në 2014.
Në çdo rast, ai tha se është në dorën e njerëzve që të vendosin për të ardhmen e tyre.
“Asgjë nuk duhet të vendoset për Ukrainën pa Ukrainën,” tha ai./arbresh.info/
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...