Dy të dënuar me vdekje në Japoni po ndërmarrin veprime ligjore kundër ekzekutimeve në të njëjtën ditë.
Të burgosurit e dënuar me vdekje njoftohen vetëm disa orë përpara se të ekzekutohen, ndërsa dënimi me vdekje kryhet me varje, transmeton portal arbresh.info
Avokati i tyre ka argumentuar se njoftimi i tillë në një kohë të shkurtër ishte “jashtëzakonisht çnjerëzor”, tha ai për media lokale.
Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar prej kohësh këtë praktikë duke thnënë se ajo ndikon në shëndetin mendor të të burgosurve.
“Të burgosurit e dënuar me vdekje jetojnë çdo mëngjes me frikë se ajo ditë do të jetë e fundit”, tha avokati i dy të dënuarve me vdekje Yutaka Ueda, sipas një raporti të Reuters.
“Qeveria qendrore ka thënë se kjo ka për qëllim t’i mbajë të burgosurit të mos vuajnë para ekzekutimit të tyre, por ky nuk është shpjegim. Jashtë shtetit, të burgosurve u jepet kohë të mendojnë për fundin e jetës së tyre dhe të përgatiten mendërisht”.
Të burgosurit ngritën një padi në gjykatën e qarkut në qytetin e Osakës të enjten, në atë që besohet të jetë e para, duke argumentuar se njoftimi i shkurtër nuk u jep atyre kohë për të paraqitur një kundërshtim.
Ata kanë kërkuar 22 milionë jen, rreth 193,500 dollarë, si kompensim.
Janë më shumë se 100 persona të dënuar me vdekje në Japoni, por asnjë prej tyre nuk është ekzekutuar për gati dy vjet./arbresh.info/
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...
Petritsch: Bllokadat e brendshme dhe mosnjohjet po e dëmtojn...