Autoritetet Britanike kanë bërë me dije se qindra të burgosur kanë marrë kontrollin e dy zonave të një burgu. Incidenti ka ndodhur ne Birmingham të Anglisë dhe është një burg që mund të mbajë 1450 të burgosur.
Shoqata e zyrtarëve të burgut (POA), e cila përfaqëson personelin e burgut, tha se në incidenti janë përfshirë rreth 300 të burgosur.
Ministri i Drejtësisë është shprehur se nuk e kupton sjelljen pasi ata vetëm po i bëjnë dëm vetes së tyre.
“Situata është e përfshirë, perimetri është i sigurt dhe nuk ka rrezik për publikun. Ne jemi absolutisht të qartë se të burgosurit që sillen në këtë mënyrë do të ndëshkohen dhe do të mund të kalojnë në mënyrë të konsiderueshme më gjatë pas hekurave”, ka thënë në një deklaratë të Ministri i Drejtësisë.
Trump tjetër paralajmërim për Iranin: “Gjëra të këqija” do t...
26 vjet nga nata e tmerrit në veri të Mitrovicës ku u vranë ...
Ishte shpallur në kërkim, arrestohet i dyshuari në Pejë – ka...
Suanita flet për ish-të fejuarin: Po ta njihja në këtë moshë...
Clintonët pranojnë të dëshmojnë për Epstein
Parashikimi i motit në Shqipëri